Kryetari Jashari bën homazhe në nderim të dëshmorit Fekë Durmishi
04 gusht 2021
| 13:52
Sot janë bërë 23 vite nga rënia heroike e dëshmorit, Fekë Durmishi nga fshati Rakinicë, i cili ra në mbrojtje të vendit, për t’u bërë pjesë e historisë sonë të lavdishme.
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot bashkë më Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, nënkryetarin Nuredin Lushtaku, drejtorë, asamblistë e familjarë të dëshmorit, kanë bëtë homazhe te varri i tij në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë.
Me këtë rast, kryetari Jashari ka thënë se e kanë obligim moral e institucional se duke qenë të bashkuar të punojnë në jetësimin e amanetit të të rënëve, për të pasur mirëqenie për të gjithë.