Kryetari Jashari inspekton punimet në fshatin Lubovec të Skenderajt
15 nëntor 2020
| 15:20
Komuna e Skenderajt ka njoftuar se kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, me bashkëpunëtorë kanë inspektuar punimet që janë duke u zhvilluar për asfaltimin e segmenteve rrugore në fshatin Lubovec.
“Në kuadër të zhvillimit të projekteve infrastrukturore, për të krijuar kushte të favorshme për secilin qytetar të komunës tonë, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku si dhe drejtoreshën e Urbanizmit, Sanije Ahmeti, inspektuan punimet që po bëhen në asfaltimin e segmenteve rrugore në fshatin Lubovec. Çdo ditë punë në shërbim të qytetarëve!”, ka njoftuar Komuna e Skenderajt.