Kryetari Jashari kërkon përkrahje nga ministri Abdixhiku për Skenderajn
04 mars 2020
| 13:47
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, është takuar me ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të cilin e ka uruar për pozitën e re, si dhe ka kërkuar nga ai përkrahje për Komunën e Skenderajt, në rregullimin e infrastrukturës dhe mbrojtjen e ambientit.
“Biseduam për bashkëpunimin në realizimin e projekteve të përbashkëta, rregullimin e infrastrukturës rrugore, shtretërit e lumenjve, projekte të gjelbërimit, kanalizimit, planifikimit hapësinor etj”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari Jashari.
/Epoka e re/