Kryetari Jashari: Nuk do të lejojmë që qytetarëve t’u shiten produkte me afat të skaduar
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë të martën se si kryetar komune nuk do të lejojë që qytetarëve t’u shiten produkte me afat të skaduar.
Ky reagimi tij ka ardhur pasi Drejtoria e Inspektoriatit në këtë komunë ka hasur në produkte me afat të skaduar në njërin prej marketeve.
“Drejtoria e Inspektoriatit gjatë kontrolleve që ka bërë nëpër qendra tregtare dhe markete të ndryshme në qytet, ka hasur në produkte me afat të skaduar në njërin prej marketeve në qytet, përkatësisht në marketin ‘Tradita Tregtare’. Ku pastaj e kanë bërë konfiskimin e mallit, dhe e kanë asgjësuar atë Natyrisht, që ndaj pronarit është shqiptuar gjobë, konform dispozitave ligjore. Gjithmonë do të jemi të përkushtuar në mbrojtje të konsumatorit”, ka thënë kryetari Jashari.
/Epoka e re/