Kryetari Jashari përkujton dëshmorin Abedin Vojvoda
08 gusht 2021
| 14:59
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka përkujtuar në 23-vjetorin e rënies dëshmorin Abedin Vojvoda, nga fshati Llaushë.
Ai së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, drejtorë e asamblistë, vendosen lule dhe nderuan lartë luftën dhe sakrificën e dëshmorit Vojvoda.
Kryetari Jashari ka thënë se Abedin Vojvoda u vu në shërbim të atdheut duke dhënë më të shtrenjtën jetë për lirinë e vendit.
“Rënia e tij heroike dhe dëshmorëve të tjerë në emër të lirisë së vendit, janë amaneti ynë që të punojmë me nder dhe përgjegjësi për mirëqenie dhe prosperitet për të gjithë”, ka thënë Bekim Jashari.