Kryetari Jashari shkon për ngushëllime në familjen Haradinaj
20 qershor 2018
| 15:19
Me rastin e ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar të mërkurën në Gllogjan familjen Haradinaj.
Në profilin e vet në “Facebook”, Jashari ka shkruar se baca Hilmi, ishte një shembull i prindit të pathyeshëm, me vendosmërinë e pamposhtur për qëllimet më fisnike dhe më të sinqerta në shërbim të atdheut.
/Epoka e re/