
Kryetari Jashari takoi nxënësit e Gjimnazit “Hamëz Jashari”
05 shkurt 2018
| 16:09
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur të hënën në takim nxënësit e Gjimnazit “Hamëz Jashari”.
Gjatë këtij takimi kryetari Jashari ka theksuar se është kënaqësi kur takohesh me nxënës, pasi sipas tij, ata janë motiv për punën e tij dhe zyrtarëve komunal.
Jashari u ka uruar suksese në mësime nxënësve të Gjimnazit “Hamëz Jashari” dhe u ka premtuar se komuna do të japë kontributin e saj në sektorin e arsimit.