Kryetari Jashari vizitoi fëmijët me aftësi të kufizuara
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe drejtori për Arsim, Bekim Latifi, kanë vizituar të hënën në palestrën e Qendrës së Kompetencës fëmijët me aftësi të kufizuara të cilët kanë marrë pjesë në aktivitete të ndryshme, në kuadër të programit të UEFA-s në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës, me moton “Të gjithë jemi të barabartë”.
“Me moton ‘Të gjithë jemi të barabartë’, sot në Qendrën e Kompetencës, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, janë zhvilluar aktivitete në futboll e ngjarje të tjera sportive, në kuadër të programit të UEFA-s në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës, ku kanë marrë pjesë fëmijët me aftësi të kufizuara, disa prej të cilëve trajtohen në rehabilitim nga Qendra për Rehablitimin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara ‘Floriani’. U ndava i kënaqur me angazhimin e të gjithëve që nëpërmjet aktiviteteve të larmishme, këtë kategori, që meriton më shumë se kaq, ta integrojnë në shoqëri. Të gjithë jemi të barabartë”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/