Kryetari i Kaçanikut thotë se po largohet uji, s’ka familje të bllokuara
Nga vërshimet e reshjeve të shiut duket se më së shumti është prekur komuna e Kaçanikut.
Kjo ka bërë që në disa rrugë të vështirësohet qarkullimi madje një pjesë e qytetit edhe është bllokuar.
Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi, ka thënë se tashmë rrugët janë të kalueshme, ndërsa ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve janë duke punuar në teren.
Deri në mëngjes disa rrugë kanë qenë të pakalueshme.
Kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka thënë për Gazetën Express se kjo gjendje po tejlakohet.
“Mbrëmë ka pas përmbytje më të mëdha , janë tu punu ekipet në teren na është bashkangjit edhe Bechtel Enka. Uji po largohet pikërisht në rrugët ku ka pasur më së shumti përmbytje”, ka deklaruar Ilazi.
Aktualisht rrugët janë të kalueshme, ndërsa si pasojë e reshjeve të mëdha nuk ka pasur familje të bllokuara.
“Nuk janë bllokuar njerëzit për shkak se ka pas edhe rrugë aletrantive, megjithatë rrugët po pastrohen”, ka thënë më tej kryetari.