Kryetari i Kamenicës jep detaje për shkollën multi-etnike
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me nënkryetarin e Komunës, Bojan Stamenkoviq, i janë drejtuar me një letër Zyrës së BE-së në Kosovë nga e cila kërkojnë ndihmë financiare për ndërtimin e një shkolle për të gjithë nxënësit e Kamenicës, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.
Kastrati në “Rubikon” të “KTV”-së sqaroi se nuk është qëllim i tyre të ndërhyjnë në plan programe shkollore.
“Ne çka po dëshirojmë të bëjmë është që ndarja të mos jetë në bazë të etnisë. Qëllimi është që të kemi aktivitete të përbashkëta, në ato lëndë ku mund të bëjmë diçka të tillë. Në lëndët ku nuk ka nevojë për komunikim me gjuhë. Problemi aktualisht është që shumë serb e njohin gjuhën shqipe njëjtë siç shumë shqiptarë nuk e dinë gjuhën serbe”, ka thënë Kastrati.
“Kemi nevojë po ashtu që edhe për komunitetin rom që t’u ndihmojnë për të vazhduar studimet”, shtoi tutje ai.
Kryetari Kastrati theksoi se brenda projektit përfshihet edhe krijimi i kabineteve ku mund të mësohet bashkarish gjuha angleze apo gjuhën serbe e shqipe.
Në letër, Kastrati e Stamenkoviq kanë shkruar se sistemi paralel serb i shkollimit, si dhe ndasitë fizike, janë dy nga pengesat kryesore të ndërveprimit të rrallë mes fëmijëve të dy grupeve.