Kryetari Kastrati ka pritur në takim drejtorin e ‘Preda Plus Kosova’, Valentin Hoxha
Kryetari i Komunë së Malishevës, Ekrem Kastrati me bashkëpunëtorë zhvilloj një tkaim pune me përfaqësuesit e Fondacionit për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – Preda Plus Kosova, e cila në partneritet me WEntrepreneur Kosovë dhe me mbështetje të Arbeiter Samraiter Bund (ASB), po implementojnë projektet e tyre nëpër komunat e Kosovës.
Me shumë kënaqësi prita sot në takim përfaqësuesit e Fondacionit për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – Preda Plus Kosova, e cila në partneritet me WEntrepreneur Kosovë dhe me mbështetje të Arbeiter Samraiter Bund (ASB), që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme përmes projekteve të tyre nëpër komunat e Kosovës.
“Prandaj, sot në takim me drejtorin e Preda Plus Kosova, z. Valentin Hoxha, diskutuam për mundësitë e fillimit të një bashkëpunimi ne si Komunën e Malishevës, në mënyrë që pjesë e këtyre projekteve përkrahëse me karakter socio-ekonomik të bëhen edhe qytetarët tanë”, tha Kastrati.
Po ashtu edhe nga ana e drejtorit Preda Plus Kosova, z. Valentin Hoxha, kishte gatishmëri për të filluar me projektet të cilat ata si Fundacion për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik i kanë së bashku më partnerin, WEntrepreneur Kosovë dhe me mbështetje të Arbeiter Samraiter Bund (ASB), që t’i planifikojnë dhe realizojnë projektet në Komunën e Malishevës.