Kryetari Kastrati priti në takim klubin e atletikës “Malisheva”

25 shkurt 2022 | 15:20

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtori për kulturë, rini dhe sport, Fitim Shala, kanë pritur në takim klubin e atletikës “Malisheva”, të prirë nga trajneri Adrian Mazreku.

Kryetari Kastrati i ka përgëzuar për punën dhe sukseset që po arrijnë atletët, të cilët gjithashtu po e përfaqësojnë denjësisht edhe Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Atletët e klubit të atletikës “Malisheva”, Olti Bytyçi dhe Enis Bytyçi, së fundmi e kanë përfaqësuar Kosovën në garat ballkanike në salla të mbyllura, që u mbajt në Beograd, duke e shënuar edhe rastin e parë që ekipi nga Kosova, merr pjesë në gara të këtij niveli, në shtetin fqinj, dhe njëherë duke thyer barrierën, që sportistën tanë deri më tani konsiderohej e paarritshme, për shkaqe politike.
Ekipin e Kosovës në këto gara e ka udhëhequr trajneri Adrian Mazreku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë është bërë…