Kryetari Kastrati priti në takim kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati së bashku me nënkryetarin Vesel Krasniqi dhe bashkëpunëtorë të tjerë, sot kanë pritur në takim kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi me bashkëpunëtorë të tij.
Në këtë takim, kryetari Kastrati dhe kryetari Idrizi kanë bashkëbiseduar për ecurinë e projekteve në komunat përkatëse, me theks të veçant kryetari Kastrati ka folur për projektin madhor për Malishevën Urbane, konkretisht projektin e Sheshit së bashku me parkingun nëntokësor që po realizohet në qendër të qytetit, si dhe për projektin e përfunduar tashmë, at të Bulevardit “Ibrahim Mazreku”.
Po ashtu, edhe kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka folur për projektet që është duke realizuar qeverisja e tij lokale në Vushtrri.
Në fund, kryetari Kastrati dhe kryetari Idrizi, u shprehen të gatshëm për të zgjeruar bashkëpunimin, me qëllim të shkëmbimit të praktikave më të mira, për realizimin e projekteve me interes për qytetarët e dy komunave tona.