Kryetari Kastrati sot përuron çerdhen e tretë publike në Malishevë
05 tetor 2023
| 00:08
Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se sot do të bëjë hapjen e çerdhes së re publike në Kijevë.
Komuna ka njoftuar se e ka finalizuar ndërtimin si dhe janë bërë përgatitjet e duhura për hapjen e çerdhes së tretë publike, e cila është ndërtuar në Kijevë.
Çerdhja në Kijevë, do të hapet të enjten më 05 tetor 2023.
Ceremonia e hapjes së çerdhes do të mbahet në ora 11:00.