Kryetari Kastrati viziton FC Malisheva

09 dhjetor 2021 | 15:11

Kryetari i ri i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati e ka vizituar skuadrën e Malishevës, e cila sivjet me plotë sukses po bënë gara në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Kryetari Kastrati i ka ofruar këtij klubi mbështetjen me qëllim të avancimit të futbollit në nivel nacional, raporton “Epoka e re”.

Njoftimi i plotë nga FC Malisheva:

FC Malisheva, sot i bëri një vizitë kryetarit të Komunës Z. Ekrem Kastrati.

Në emër të klubit, Kryetrajneri Arsim Thaçi, i uroi kryetarit Kastrati pranimin e detyrës si Kryetar i Komunës dhe i dëshiroi punë të mbarë.

Kastrati e siguroi klubin për mbështetje të ngushtë dhe përmbajtjesore me qëllim të avancimit të futbollit – në nivel lokal e nacional

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të dhënies së dëshmisë së kryetarit të OVL-UÇK-së,…