Kryetari i Komunës së Skenderajt zotohet për vazhdimin e bashkëpunimit me KFOR-in
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur të hënën në takim kolonel Daniele Bajata nga KFOR-i Italian dhe kolonel Saudan Dominique nga KFOR-i Zviceran.
Të dy kolonelët e njoftuan kryetarin Jashari se tash do të bëhet ndërrimi i komandës së JRD-N që deri tani ka qenë duke udhëhequr kolonel Daniele Bajata, tash e tutje udhëheqës i kësaj komande do të jetë kolonel Saudan Dominique nga Zvicra.
Kolonel Bajata e ka falënderuar kryetarin Jashari për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur gjatë kësaj periudhe, po ashtu kolonel Dominique, u shpreh i lumtur që ka ardhur në një komandë e cila ka pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Komunën e Skenderajt, duke shpresuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për problemet dhe sfidat që përballen qytetarët e Skenderajt.
Po ashtu kryetari Jashari i ka njoftuar përfaqësuesit e KFOR-it edhe për prioritetet zhvillimore të Skenderajt, si dhe zhvillimet e përgjithshme komunale.
/Epoka e re/