Kryetari Konjufca ngushëllon familjen Duriqi

26 shkurt 2025 | 16:24

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar familjen Duriqi, për vdekjen e veprimtarit Enver Duriqi, i cili gjatë luftës humbi shtatë anëtarë të familjes së ngushtë.

“E nderuar familje Duriqi, Me shumë pikëllim mora lajmin se Enver Duriqi ka ndërruar jetë e nuk gjendet fizikisht më mes nesh. Ju lutem të pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta, për ikjen e tij që na ka prekur thellësisht e që juve ju la pa të dashurin tuaj, por me kujtimin për të që do të jetojë gjithmonë. Enver Duriqi, i cili humbi që të shtatë anëtarët e familjes së tij të ngushtë, në atë masakër të trupave të Serbisë që nuk kurseu as fëmijë, as gra e as pleq, ai i humbi të gjitha, përveç forcës për t’u ngritur në këmbë, për të vazhduar përpara me të shkuarën në mendje dhe me drejtësinë si qëllim. Ai nuk u mposht kurrë, duke u bërë shembull i forcës së jashtëzakonshme përballë humbjes shkatërruese. Së bashku me kontributin e tij, duke kërkuar dhe punuar për drejtësi për viktimat e masakrave të Serbisë në Kosovë, Enveri u bë frymëzim i kurajos dhe dinjitetit të pathyeshëm. U prehtë në paqe dhe kujtimi i tij jetoftë përgjithmonë!”, thuhet në telegramin e kryetarit Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infrastruktura e xhudos po përmirësohet në gjithë vendin. Ministri i…