Kryetari Konjufca priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës

13 mars 2025 | 15:09

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të enjten në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovën, Ragnar Almqvist.

Duke e falënderuar për vizitën e tij, kryetari Konjufca i ka shprehur mirënjohje ambasadorit Almqvist për mbështetjen e Republikës së Irlandës ndaj Republikës së Kosovës.

Në këtë takim bashkëbiseduesit kanë diskutuar rreth aktualitetit në Kosovë e më gjerë, për marrëdhëniet tona bilaterale dhe për nevojën e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve tona.

Kryetari Konjufca ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj të integrimeve, të zhvillimit, forcimit të mëtejshëm të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Në këtë kuadër, kryekuvendari Konjufca, ka nënvizuar se vazhdimi i mbështetjes së Irlandës për Kosovën vijon të jetë shumë i rëndësishëm dhe rikonfirmon partneritetin tonë që zhvillohet në bazë të vlerave dhe interesave të përbashkët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një debat i ashpër ka ndodhur mes Vserlos dhe Olës.…