Kryetari Kuçi mban takim me drejtorët e shkollave për fillimin e vitit shkollor
Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi ka mbajtur takim konsultues me drejtorët e shkollave lidhur me fazën finale përgatitore për fillimin e vitit shkollor 2020-2021.
Kryetari Kuçi dhe drejtorët e shkollave diskutuan për mënyrat më të përshtatshme dhe funksionale të fillimit të procesit mësimor në këtë situatë pandemie globale, duke mirëpritur dhe respektuar vendimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit për fillimin e vitit shkollor 2020-2021.
Nga ky takim u theksuar se shkollat në Komunën e Junikut kanë bërë të gjitha përgatitjet duke dezinfektuar objektet, furnizuar me dezinfektues, material higjienik dhe janë të gatshme për fillimin e vitit shkollor sipas vendimit të cilin do ta marrë Qeveria në përputhje me rekomandimet e IKSHPK-së.
ë këtë takim u tha se personeli arsimor dhe nxënësit do të njoftohen me kohë nga faqja zyrtare e Komunës së Junikut për çdo vendim që do të merr Qeveria.
(Q.R / Epoka e re)