
Kryetari Latifi edhe këtë të enjte ka pritur në zyre qytetarët
13 tetor 2022
| 16:30
Edhe sot, si çdo të enjte qytetarët u drejtuan në institucionin e Komunës së Rahovecit për të shprehur kërkesat dhe shqetësimet e tyre për tema të ndryshme.
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në zyrën e tij qytetarët për t’u dhënë zgjidhje kërkesave që ata parashtruan.