Kryetari Latifi ia dhuron stemën e UÇK-së Sabahajdin Cenës
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, të dielën ishte për vizitë te profesori dhe luftëtari i luftës së UÇK-së Sabahajdin Cena.
“Cena, bashkë me shumë bashkëluftëtarë do të jetë pjesë e një procesi të padrejtë por tashmë të domosdoshëm në të cilin padyshim se do të dalim faqebardhë! Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e popullit të Kosovës, luftë e pastër dhe fisnike në mbrojte të atdheut nga agresori serb që ka vrarë dhjetëra-mijëra civilë, që ka shkatërruar shtëpi e familje, që ka zhdukur e dhunuar qytetarët e pambrojtur të Kosovës”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari Latifi.
Ai ia ka dhuruar Cenës edhe stemën e UÇK-së, siç ka thënë Latifi: “një stemë kjo e lavdisë, sakrificës, vuajtjeve por edhe pastërtisë e lirisë sonë”.
/Epoka e re/