Kryetari Latifi ka caktuar ditën e enjte për takim me qytetarë
27 janar 2022
| 16:31
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka caktuar ditën e enjte për takim me qytetarë në zyrën e tij.
Takimet do të mbahen prej orës 13:00 deri orën 15:00.
Të enjten Latifi ka pritur qytetarë nga mjedise të ndryshme të komunës së Rahovecit, me të cilët ka biseduar veç e veç për hallet dhe problemet që i mundojnë ata.
“Takime të ngjashme do të mbahen çdo të enjte në zyrën e kryetarit Latifi, ku qytetarët do të marrin përgjigje në pyetjet dhe kërkesat e tyre”, ka njoftuar Komuna e Rahovecit.