Kryetari Latifi kërkon nga drejtorët angazhim maksimal në kryerjen e detyrave
23 mars 2018
| 13:08
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të qeverisë komunale, në të cilën është informuar nga drejtorët për ecurinë e punëve dhe angazhimeve të gjertanishme të drejtorëve.
Latifi ka kërkuar nga drejtorët komunal angazhim maksimal në punë.
“Nga drejtorët kërkova angazhim maksimal në kryerjen e detyrave me përgjegjësi të plotë, realizimin e projekteve dhe prioriteteve të parapara sipas planeve vepruese, për të qenë çdoherë në shërbim të qytetarëve të komunës sonë”, ka thënë kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.