Kryetari Latifi mban takim me fermerët e Rahovecit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se të enjten është mbajtur diskutim me fermerët e Rahovecit, me të cilët ka bashkëbiseduar së bashku me ekspertët e BE-së dhe Qeverisë së Kosovës për plasimin e prodhimeve të bujqve në tregun e shteteve të BE-së, sigurinë në ushqim, mbrojtjen e prodhimeve vendore dhe tema të ngjashme.
“Konstatuam se Rahoveci ka kapacitete dhe produkte cilësore për eksport dhe se do të angazhohemi shumë bashkërisht që të punohet në rritje të eksportit dhe rrjedhimisht prodhimit”, ka thënë ai.
“Në thirrjen që është e hapur në sektorin e bujqësisë nga Komisioni Evropian, shpresojmë që të kemi sa më shumë dobi për komunën tonë, kur dihet se në të kaluarën, disa kompani nga Rahoveci kanë fituar grante dhe mundësia për përfitim nga bujqit është shumë e mirë”, ka deklaruar kryetari Latifi.
/Epoka e re/