Kryetari Latifi nderon shtatë luftëtarët e Bukoshit
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot në Bukosh ka nderuar shtatë luftëtarët që kanë rënë duke luftuar për çlirimin e Kosovës.
Ai ka thënë se një ndjenjë e mallit, dhimbjes dhe krenarisë e ka pushtuar kur ka shpalosur pllakën përkujtimore afër vendit ku u përjetësua kolegu i studimeve, shoku, bashkëveprimtari dhe bashkëluftëtari i tij Mentor Krasniqi.
“Sot në Bukosh nderuam kujtimin e sakrificës jetësore të 7 luftëtarëve që ranë duke luftuar për çlirimin e Kosovës. Një ndjenjë e mallit, dhimbjes dhe krenarisë më pushtoi kur shpalosëm pllakën përkujtimore afër vendit ku u përjetësua kolegu i studimeve, shoku, bashkëveprimtari dhe bashkëluftëtari im tashmë hero, Mentor Krasniqi, i rënë më 2 qershor 1999. Në sheshin e Bukoshit, së bashku me familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, miq e qytetarë të shumtë u mbajt edhe një tubim përkujtimor në nderim të kujtimit të dëshmorëve dhe të rënëve. Lavdi përjetë e mot”, ka shkruar Latifi në llogarinë e tij në “Facebook”.
/Epoka e re/