Kryetari Latifi përkrahë financiarisht KB Rahoveci

22 mars 2018 | 16:43

KB Rahoveci ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Rahovecit. Kjo marrëveshje është nënshkruar të enjten nga kryetari i klubit, Bekim Hoxha dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

“Kryetari Latifi është një prej adhuruesve më të flaktë të klubit, pasi është i rregullt në ndeshjet që i zhvillon ekipi, teksa tash e ka demonstruar këtë edhe me përkrahje konkrete financiare, e cila është e mirëseardhur në prag të ‘play-off’-it të parë në histori të sportit të komunës së Rahovecit”, thuhet në njoftimin e KB Rahoveci.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Shtetit,…