Kryetari Latifi: Policia ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme nga qeveria
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, me rastin e 25-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës ka vizituar stacionin e policisë në këtë komunë.
Ai ka thënë se në 25-vjetorin e Policisë së Kosovës, nderojmë policët e rënë në detyrë dhe të gjithë ata që shërbejnë për sigurinë e vendit tonë.
“Policia e Kosovës është krenare për profesionalizmin e ndërtuar që nga themelimi, duke u bërë faktor sigurie por edhe stabiliteti kudo në Kosovë. Ajo ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme nga Qeveria dhe për bashkëpunim më të madh për të përmbushur misionin e saj për sigurinë e qytetarëve. Mirënjohje për kontributin e policisë dhe lavdi përjetë për ata që ranë në detyrë! Urime të përzemërta për të gjithë zyrtarët policorë, kapitenin Fazli Morina dhe ekipin e tij në Rahovec”, ka thënë kryetari Latifi.