Kryetari Latifi pret në takim qytetarët
02 maj 2019
| 13:44
Çdo të enjte kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi pret në takim një numër të madh të qytetarëve, të cilët i shprehin kërkesat e tyre në prani të kryetarit.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e tij për të përmbushur kërkesat që kontribuojnë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Rahovecit.
Latifi ka bërë me dije se takime të ngjashme me qytetarë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
/Epoka e re/