Kryetari Latifi pret në takim ushtarët e FSK-së
21 shkurt 2019
| 12:06
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim disa ushtarë të FSK-së të udhëhequr nga Komandanti i Batalionit të Dytë në Istog, Astrit Haliti.
“Në takim biseduam për idenë e mbajtjes së ushtrimit fushor në Rahovec, i cili pritet të mbahet në qershor. Ushtrisë sonë i ofrova mbështetje të parezervë në këto aktivitete”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/