Kryetari Latifi: Të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë
18 janar 2019
| 22:29
Një shpërthim i madh ka ndodhur këtë mbrëmje në një lokal në fshatin Ratkoc të Rahovecit.
Policia ka treguar se nga ky shpërthim kanë mbetur të lënduar 10 persona.
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” se të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“I shqetësuar u informova rreth shpërthimit të bombolës së gazit në Ratkoc! Isha në vendin e ngjarjes ku pashë nga afër pasojat – fatmirësisht të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë!”, ka shkruar kryetari Latifi.