Kryetari Latifi vazhdon kompletimin e kabinetit të tij qeverisës
16 janar 2018
| 15:47
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar dy vendime me të cilët ka emëruar edhe dy drejtorë në kabinetin e tij qeverisës.
Rumir Zhuniqi është emëruar drejtor në Drejtorinë për Urbanizëm, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe Afrim Oruqi, drejtor në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë.