Kryetari Latifi viziton fshatin Krushë e Madhe
31 janar 2018
| 12:03
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga kryesues i Kuvendit Komunal, Afrim Dina, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi, dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Berat Duraku, kanë vizituar fshatin Krushë e Madhe, ku kanë parë nga afër gjendjen e dy rrugëve lokale në këtë fshat.
“Duke e parë gjendjen e rrugës është autorizuar kompania, që është kontraktuar nga komuna, të fillojë nga sot me intervenim emergjent, në rregullimin e përkohshëm të rrugës, me mbushjen e gropave me zhavorr, për të bërë të mundur qarkullimin e lehtë për vetura dhe qytetarë që e frekuentojnë këtë rrugë”, është thënë në njoftimin e komunës së Rahovecit.