
Kryetari Latifi viziton sërish të lënduarit e Ratkocit në spitalin e Gjakovës
19 janar 2019
| 14:33
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka shkuar për të parë gjendjen e të lënduarve mbrëmë nga shpërthimi i bombolës së gasit në restaurantin “Te Dollari” në Ratkoc, të cilët ende po trajtohen me kujdes në njësinë e kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
“Gjendja e tyre po përmirësohet ndjeshëm, e ne ju uruam shërim të shpejtë e të plotë Arif Hotit, Jeton Bytyçit dhe Shpejtim Morinës”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.