Kryetari i LB-së përkujton masakrën e Reçakut
15 janar 2018
| 14:28
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka përkujtuar 19-vjetorin e masakrës së Reçakut.
Ai ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se masakra e Reçakut është dëshmi nëpër cilën rrugë ka ecur përpjekja jonë për liri.
“Duke i kujtuar të rënët ne jo vetëm i respektojmë ata, por edhe i vetëdijësojmë gjeneratat e ardhshme për vlerën e lirisë që kemi sot. Kështu jo vetëm e çmojmë më shumë lirinë, por tregojmë se për ta bërë këtë liri më kuptimplotë dhe atdheun tonë më të zhvilluar, edhe sot të gjithë ne duhet të japim më shumë sesa të marrim prej tij”, ka shkruar Murati.