Kryetari i LDK-së uron krishtlindjet ortodokse
07 janar 2018
| 12:40
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka uruar qytetarët e vendit me rastin e krishtlindjeve ortodokse.
Mustafa ka uruar që kjo festë të fuqizojë më tej vlerat e humanizmit, solidaritetit, paqes dhe dashurisë ndërnjerëzore në shoqërinë kosovare dhe më gjerë.
Urime të përzemërta, kryetari Mustafa i ka përcjell edhe përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare në Kosovë, duke shprehur mirënjohjen e përhershme të LDK-së për kontributin e tyre në shtetin e Kosovës.