Kryetari Lladrovci i bashkohet aktivitetit për një mjedis të pastër
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 5 Qershorit – Ditës Botërore të Mjedisit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me përfaqësuesit e Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë, të kompanisë ‘Al Trade’, kompanisë për Menaxhimin e Mbeturinave, duke qenë në gatishmëri si çdo ditë të vitit, iu bashkëngjitën dhe ndihmuan në aktivitete të ndryshme që promovojnë rëndësinë e ruajtjes së mjedisit të pastër.
“Ndër këto aktivitete veçojmë mbjellje të drunjve dekorativ, fidaneve në bashkëpunim me institucione shkollore, aktivitete të pastrimit, largimin e deponive ilegale dhe të tjera. Aktivitetet u zhvilluan me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit qytetarë për ruajtjen e mjedisit dhe pastrimin e ambientit. Kompanitë e Menaxhimit të Mbeturinave do të vazhdojnë angazhimin e tyre maksimal në mirëmbajtjen e pastërtisë së qytetit për një mirëqenie më të mirë për qytetar”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.