Kryetari Lladrovci viziton punimet në shtatoren e gjeneral Ilaz Kodrës
Ashtu siç kishte premtuar kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, Drenasi, së shpejti bëhet edhe me shtatoret e më meritorëve për lirinë e Kosovës, Rasim Kiçina e Ilaz Kodra.
Kjo bëhet e ditur, nga postimi i kryetarit Lladrovci në rrjetin social “Facebook” ku ka theksuar se së shpejti do të bëhet edhe shtatorja e Bedri Shalës, ndërsa me finalizimin e rrugës me katër korsi, edhe të Komandantit legjendar Adem Jashari, Hamëz Jasharit dhe Shaban Jasharit.
Vlen të theksohet se tërë investimi për shtatore, bëhet nga donatorët, pa shpenzime nga ana e komunës.
Ja postimi i kryetarit Lladrovci:
“Me bashkëpunëtorë, kam vizituar vend punishten e skulptorëve Z. Krasniqi dhe Z. Behramaj, të cilët janë duke e punuar shtatoren e Gjeneralit Ilaz Kodra. Pas shtatoreve të Fehmiut, Xhevës dhe Rasim Kiçinës, po finalizohet edhe shtatorja e Ilaz Kodrës. Pritet të fillojnë punimet edhe për Gjeneralin Bedri Shala.
Pas këtyre shtatoreve, kur të finalizohet rruga me katër korsi, Drenasi, në gjirin e vet, do të ketë përjetësisht edhe shtatoret e Komandantit tonë legjendar Adem Jashari, Hamëz Jasharit dhe Bacës Shaban.
Kështu, foleja e lirisë së Kosovës, Drenica dhe Drenasi, do të përjetësojë çlirimtarët e vet, me shtatore madhështore, për t’i dhënë gjeneratave porosi të paharrueshme se sa e shtrenjtë është liria. Të gjitha shtatoret do të bëhen me donacione, pa shpenzime të parasë publike.”
https://www.facebook.com/1653723698/posts/10216185587506422/