Kryetari i LV-së në Kamenicë: Nuk i mbështesim drejtorët e Qëndron Kastratit
Kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes në Kamenicë, Bajram Mavriqi, ka thënë se emrat e drejtorëve të rinj në komunën e Kamenicës të propozuar nga kryetari Qëndron Kastrati nuk e kanë mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje në Kamenicë.
“Shumica nuk e kanë. Ky është ekip i kryetarit për të cilin ai po mendon se është i mirë. Realisht ne si VV nuk jemi pyetur për këta emra, më tepër ka qenë një njoftim”, ka thënë Mavriqi për Gazetën Monitor.
Emrat e drejtorëve të rinj që ka siguruar Gazeta Monitor janë:
Arta Gashi – drejtoreshë e Urbanizmit
Ismete Thaçi – drejtoreshë e Arsimit
Arianit Ibrahimi – drejtor për Kulturë, Rini e Sport
Majlinda Krasniqi – drejtoreshë e Zhvillimit Ekonomik
Dritan Maliqi – drejtor i Shëndetësisë
Brikena Ramabaja – drejtoreshë e Administratës
Një drejtor nga Gjilani do të udhëheqë drejtorinë e Financave
Drejtorët nga AAK-ja:
Ramadan Basha – drejtor i Shërbimeve Publike
Krenare Mavriqi
Naim Arifi
Fadil Hoti.