Kryetari Muharremaj inspekton punimet në lagjen ‘Fidanishte’
30 nëntor 2018
| 13:40
Kryetari i Komunës së Therandës, Bali Muharremaj, të premten ka inspektuar punimet në lagjen “Fidanishte”, ku ka thënë se realizimi i këtij projekti infrastrukturor është brenda dinamikës së paraparë.
“Projekti në infrastrukturë në lagjen ‘Fidanishte’ është brenda dinamikës së zhvillimit të punimeve. Sado që moti po mban ftohët, ne jemi të përkushtuar të punojmë”, ka shkruar Muharremaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/