Kryetari Muharremaj pret kampionët e ‘Ulpiana Cup’

14 korrik 2021 | 13:52

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka pritur në zyrën e tij Shkollën e Futbollit “Suhareka”, kampion i trojeve shqiptare në “Ulpiana Cup”.

Grupmosha U-11 përfaqësoi denjësisht qytetin e Suharekës në “Ulpiana Cup” duke u radhitur e para në mesin e 16 skuadrave nga Maqedonia e Veriut, Presheva, Shqipëria dhe Kosova.

“Njomakët nga Suhareka të udhëhequr nga trajneri Drilon Berisha ishin pa konkurrencë dhe të motivuar në çdo ndeshje ku edhe arritën deri tek titulli kampion. Shkolla Futbollit “Suhareka”, bën gara në Lidhjen Rajonale të Futbollit në Regjionin e Prizrenit me këto grupmosha: U-7, U-9, U-11, U-13, U-15”, ka shkruar Muharremaj në profilin e vet në “Facebook”.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se…