Kryetari Muhaxheri priti në takim KT Peja
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka pritur në takim klubin e tenisit Peja, të cilët i uroj për sukseset e arritura në Ceremoninë e Laureatëve 2021, të organizuar nga Federata e Sportit të Kosovës, me ç’rast janë shpallur KT Peja – Klubi më i mirë i vitit 2021, Aja-Tenistja e vitit 2021, Melosi- Juniori i vitit 2021, Keka-Trajneri i vitit 2021, Genisi- Gjyqtari i vitit 2021 dhe Izeti-Çmimi special për shërbim ndaj sportit, raporton “Epoka e re”.
Trajneri, Kreshnik Arifi e falënderoj kryetarin Muhaxheri për përkrahjen e dhënë, sepse të gjitha këto suksese nuk do të ishin arritur pa përkrahjen e tij, përfshi subvencionet, infrastrukturën. Ai po ashtu e njoftoj kryetarin Muhaxheri se Federata e Tenisit të Kosovë i ka ndarë mirënjohje Komunës së Pejës për përkrahje dhe infrastrukturë gjatë vitit 2021.
Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, Xhenet Syka i uroj KT Peja për sukseset e arritura, po ashtu i njoftoj se këtë vit do të organizohet një event shumë i madh, i cili do të mbahet në Tiranë, sepse është përzgjedhur qyteti i të rinjve evropian edhe ata janë duke u përgatitur, sepse secila komunë, që do të merr pjesë aty do të prezantojë resurset e veta. “Sa i përket rinisë, prandaj shumë do të kisha qejf, që në imazhin e Pejës të jeni edhe ju”, ka thënë Syka.