Kryetari në detyrë i Podujevës infektohet me Covid
12 gusht 2020
| 15:35
Kryetari në detyrë i Podujevës, Nexhmi Rudari, është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije vetë Rudari, i cili ka thënë se është mirë me shëndet.
“Pas dyshimeve dhe qëndrimit disa ditorë në vetizolim jam testuar për COVID-19. Nga IKShPK, sot më është konfirmuar se kam rezultuar pozitiv. Me shëndet jam shumë mirë dhe nuk kam asnjë lloj shqetësimi shëndetësor”, ka shkruar Rudari në llogarinë e vet në “Facebook”.