Kryetari i Nismës në Gjakovë nderon dëshmorin Beslim Alijaj
26 maj 2018
| 12:25
Kryetari i Nismës Socialdemokrate dega në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka bërë homazhe me rastin e 19-vjetorit të rënies së dëshmorit Beslim Alijaj.
Hoxha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Beslim Alijaj së bashku me bashkëluftëtarët e tij, dëshmorin Luan Qerimaj, Rexhep Tafa dhe Haki Krasniqi u bënë themel të lirisë.
Postimi i plotë i Fazli Hoxhës:
Sot me krenari kujtojmë 19 vjetorin e rënies së dëshmorit Beslim Alijaj, duke nderuar sakrificën e tij, luftën e pastër që ishte frymëzuese për ne, heroizmin e tij duke qendruar besnik deri në frymën e fundit bashkë me bashkëluftëtarët e tij, dëshmorin Luan Qerimaj, Rexhep Tafa dhe Haki Krasniqi të cilët u flijuan po atë ditë.
Gjaku juaj është themeli i lirisë sonë!
LAVDI!