Kryetari Nura i bashkohet iniciativës për pastrimin e ambientit
25 shkurt 2022
| 14:05
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i është bashkuar punëtorëve të “Eko Natyrës” në pastrimin e ambientit.
Ai ka thënë se një iniciativë e tillë kërkon angazhimin e të gjithëve.
“Në Runik, me punëtorët e vyer të ‘Eko Natyrës’, për të kontribuar rreth pastrimit të ambientit nga mbeturinat, e për t’u mundësuar qytetarëve jetë më të shëndetshme dhe ambient të pastër. Një iniciativë kaq qëllimmirë, kërkon angazhimin e të gjithëve. Nëse është e pamundshme për të marrë pjesë në aksione të tilla, të paktën të mos ketë hedhje të mbeturinave vend e pavend”, ka thënë Nura, duke shtuar se gjobat për ndotësit janë të pashmangshme.