Kryetari Shaip Kamberi: Askush nga Kosova e Shqipëria nuk na ka kontaktuar deri sot
Rreth 100 mjekë nga Serbia raportohet se janë dërguar në Kosovë, si një iniciativë gjoja private për te mbështetur qytetarët serbë që jetojnë këtu për t’u përballë me koronavirusin. Ata janë lejuar të hyjnë nga Qeveria e Kosovës.
Në fakt situata politike sa i përket menaxhimit të pandemisë në veri, ka eskaluar këtu në kryeqytet.
Serbia ka deklaruar se ka shpallë gjendjen karantinë për Mitrovicën e Veriut dhe Zveçanin, ndërkohë që Qeveria e Kosovës thotë se vendimi është i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe ka koordinim me autoritete lokale dhe KFOR-in.
Kryeministri në detyrë akuzoi rëndë Presidentin Hashim Thaçi se po dëshiron të shkaktojë gjakderdhje. Thaçi dhe partitë tjera e akuzuan Qeverinë se e la veriun në duar të Serbisë.
Raportimet e qytetarëve nga atje janë se ora policore është sipas modelit të Serbisë, e jo siç është në Kosovë që fillon nga ora 17:00. Në këto dy komuna veriore raportohet se janë 23 raste me koronavirus.
Por, derisa Serbia ka gjetur forma të ndryshme për të ndihmuar serbët që jetojnë në Kosovë, autoritetet kosovare por edhe ato të Shqipërisë as që janë interesuar për shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Shaip Kamberi, kryetar i Bujanocit, ka thënë sot për Reporteri.net se askush nga Kosova apo Shqipëria nuk i ka kontaktuar për t’u interesuar.
“Jo, askush nuk më ka telefonuar. Le të jetë ndërgjegjen e tyre, ndoshta kanë punë më të rëndësishme”, ka thënë ai në një deklaratë për Reporterin.
Ai edhe ditë më parë kishte thënë se nuk ishte interesuar dikush nga Kosova apo Shqipëria për gjendjen atje.
Kishte thënë se nuk kanë raste dhe as tani gjendja, njofton Kamberi nuk ka ndryshuar. Gjithsesi ata po zbatojnë masat e vendosura nga shteti i Serbisë. Presheva, Bujanoci dhe Medvegja llogaritën si nga komunat më të varfrat në Serbi dhe kjo për shkak të trajtimit jo të barabartë që ka bërë më vite shteti serb.
Serbia është më e goditura në rajon sa i përket koronavirusit. Deri më tani janë paraqitur rreth 1600 raste.