
Kryetari i Skenderajt nderoi me pjesëmarrje ekspozitat e organizuara në qytet
15 shkurt 2018
| 17:32
Në kuadër të festës së 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës në sheshin “Adem Jashari” janë hapur ekspozita të organizuara nga këshilli organizativ të emërtuara “Rrënjët e shtetit”.
Edhe fotografit Sefer Aliçkaj ka sjell një ekspozitë me fotografi të Skenderajt, me motive shtetërore.
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka përgëzuar organizatorët për ekspozitën dhe kontributin që jepet përmes fotografive, duke shfaqur vlerat e Skenderajt.