
Kryetari i Skenderajt pranon dhuratë një guri të “Trepçës”
19 mars 2018
| 17:38
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur të hënën në takim kryetarin e Sindikatës të Punëtorëve të “Trepçës”, Shyqyri Sadiku.
Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen punëtorët e “Trepçës”.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar mysafirët edhe për planet dhe prioritetet e qeverisë komunale.
Në fund të takimit sindikalistët e kësaj ndërmarrje ia kanë dhuruar Jasharit një guri të “Trepçës”.