Kryetari i Suharekës punon tokën me familje
05 korrik 2018
| 22:34
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka postuar në profilin e tij në “Facebook” disa fotografi ku bashkë me familjarë bëjnë mbledhjen e sanës.
Muharremaj ka shtuar në përshkrimin se “si familje rritemi e frymojmë me punë”.
“Natyra na i jep mundësitë që ta nderojmë dhe ta duam vendin, duke respektuar të kaluarën dhe natyrisht të bashkuar i japim vullnet e drejtim të ardhmes”, ka shkruar Muharremaj.
“Secilën sfidë ne e tejkalojmë bashkë, në nderim të familjes dhe njerëzve që na rrethojnë, treguar besnikërinë ndaj secilit që na ka nderuar dhe na nderon”, ka shkruar më tej Muharremaj.