Kryetari Suma kërkon ndihmën e Vokrrit për fushën në Han të Elezit

24 maj 2018 | 10:38

Kryetari i Hanit të Elezit, Refki Suma, është takuar të mërkurën me kryetrarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Suma e ka uruar Vokrrin për punën që po bënë kryetari, kurse ka kërkuar nga ai mbështetjen në ndonjë formë për finalizimin e projektit për fushën e futbollit në Hanin e Elezit, ku ende nuk është bërë shtrimi i barit artificial, ndërtimi i zhveshtoreve dhe rrethojave.

Me këtë rast presidenti Vokrri shprehu gatishmërinë e plotë dhe të FFK-së që të ndihmojë me mundësitë që kanë në dispozicion.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deutsche Bank ka bërë me dije se do të shkurtojë…