Kryetari i Tiranës nis fushatën e librave (Video)
25 mars 2018
| 16:18
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas fushatës për mbjelljen e pemëve në kryeqytetin shqiptar, ka nisur një fushatë të re, atë të librave.
Veliaj këtë fushatë e ka nisur duke përuruar një bibliotekë të re në Tiranë.
“Sot është një ditë e mirë për Tiranën, i kthyem qytetit një bibliotekë të re. Nuk kishte mënyrë më të mirë për të nderuar gjuhëtarin dhe përkthyesin e njohur, Petro Zhejin se sa biblioteka e re në njësinë 9”, ka shkruar Veliaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/10156311106301926/